Nė bazė tė Vendimit tė KK-ės Vushtrri tė datės 20.05.2004 pėr binjakėzimin e Komunės sė Vushtrrisė dhe tė Komunės Mamak tė Ankaras, me qėllim tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė binjakėzimit delegacioni i KK-ės nė pėrbėrje: Muharrem Shabani, kryetar i komunės, Kurtan Kajtazi, anėtar i Kuvendit, i KPF-ės dhe kryetar i Grupit tė PDK-ės, Melihate Basholli,Latifi, drejtoreshė pėr Kulturė, Rini dhe sport, Veton Maloku ,drejtor i Drejtorisė pėr Urbanizėm dhe Planifikim hapsinor, Arif Kera, kryetar i partisė Turke - dega nė Vushtri dhe nė cilėsi tė pėrkthyesit.

 

Ky delegacion nė bazė tė Programit paraprak tė pregaditur dhe tė organizuar nga udhėheqėsi i Zyrės tė Turqisė nė Prishtinė me datėn 16.02.2005 ka udhėtuar nė Turqi.

Arritja ka qenė rrethė orės 22:00 nė qytetin e Ankaras.

Tė nesėrmen me datėn 17.02.2005  nė lokalet e ndėrtesės sė Komunės Mamak nė ceremoni solemne dhe prezencėn e shumė pėrfaqėsuesėve tė institucioneve tė Komunės dhe tė mediave ėshtė nėnshkruar marrėveshja e binjakėzimit – partneritetit me Komunėn Mamak.

Kjo Komunė kishte rrethė 600.000 banor dhe bėnte pjesė nė bashkėsin e komunave tė kryeqytetit tė Turqis – Ankaras.

Nė bazė tė Programit tė organizuar nga Komuna nikoqire nė ndėrkohė u zhvilluan vizita dhe takime tė shumta gjatė gjithė qėndrimit nė komunėn Mamak dhe nė qytetin e Ankaras.

Pas takimeve tė kryetarėve tė Komunės ndihmėsit e tij dhe nji pjesė tė madhe tė drejtorėve tė drejtorive u realizuan vizita konkrete dhe kėtė:

·         Nė Drejtorinė e Administratės,

·         Drejtorinė e Buxhetit dhe tė Financave,

·         Drejtorinė e Urbanizėmit dhe tė Planifikimit hapsinor,

·         Drejtorinė e Mirėqenjes sociale ku nė veqanti ishte inpresive mėnyra e shėrbimeve cilėsore ndaj personave me aftėsi tė kufizuara.

·         Drejtorinė e Shėrbimeve Publike Komunale.

·         Drejtorinė e Arsimit,

·         Drejtorinė e Kulturės, Rini dhe Sport,

Njėheritė u zhvilluan takime tė veqanta me prefektin e qytetit – kajmekomin, dhe bashkėpunėtorėt e tij lidhur me mėnyrėn e organizimit dhe funkcionimit tė profekturės.

Nė ndėrkohė u vizituan shumė projekte nė realizim e sipėr dhe tė realizuara lidhur me infrastrukturėn komunale, shėrbimet komunale, objekte tė kulturės, tė sportit nė veqanti objektet e vjetra tė kulturės dhe mėnyra e reastaurimit tė tyre.

Delegacioni zhvilloi takime edhe me udhėheqjen e Parlamentit tė qytetit tė Ankaras me ē’rast muarr pjesė nė punėn e nji seance tė kėtij Parlamenti ku ju dha fjala edhe kryetarit tė Komunės sė Vushtrrisė qė tė informoi lidhur me punėn dhe aktivitetin, dhe gjendjen e tėrsishme nė komunėn e Vushtrrisė dhe ma gjerė.

Pas bisedave dhe kontakteve tė shumta gjatė gjithė kohės sė qėndrimit komunat u zotuan qė do tė vazhdojn bashkėpunimin dhe partneritetin e tyre nė shum fusha tė jetės dhe nė interes tė qytetarėve tė dyja komunave.

Pėrfaqėsuesit e komunės Mamak u zotuan se pėrvojat e tyre nė fushėn e Urbanizmit, reastaurimin e monomenteve tė vjetra kulturore do tė pėrcjellin dhe do tė ndihmojn komunėn e Vushtrrisė duke dėrguar delegacion tė veqant tė ekspertėve tė kėsaj lėmije.

Poashtu edhe nė lėmin e ekonomisė dhe tė biznesit komunat u pajtuan qė tė bėhen vizita reciproke me qėllim tė bashkėpunimit nė kėtė lėmi.

Pėrfaqėsuesit e delegacionit u pajtuan qė bashkėpunimi tė vazhdoi me kėmbimin e vizitave tė delegacioneve nė mes tė komunave dhe njėheritė vizita e delegacionit tė komunės Mamak tė Turqisė parimisht u pajtuan qė tė bėhet nė komunėn e Vushtrrisė nė majin Maj 2005, me delegacion nė shumė sfera tė jetės e veqanarisht tė Urbanizmit, kulturės,biznesit, arsimit, por edhe lėmive tjera.

Vlen theksuar se gjatė gjithė kohės sė qėndrimit dhe tė vizitės nė komunėn Mamak pritja ishte shum miqėsore dhe me shqyrtim e trajtim serioz tė tė gjitha qėshtjeve tė cekura mė lartė me bindje se do tė ketė mundėsi reale pėr realizimin e projekteve tė ndryshme konkrete veqanarisht nė bazė tė pėrvojave pozitive tė qytetit tė Ankaras dhe tė komunės Mamak tė kėtij qyteti.

Delegacioni pas nji vizite pėrmbajqėsore sipas programit paraprak nė Kosovė ėshtė kthyer me 21.02.2005.