Njė delegacion nga Turqia qėndroi pėr vizitė treditore nė Vushtrri

 

 

            Pas qėndrimit treditor nė qytetin e Vushtrrisė, delegacioni i Komunės Mamak tė qytetit tė Ankarasė tė Turqisė me tė cilėn ėshtė binjakėzuar Komuna e Vushtrrisė, tė hėnėn para largimit nga Kosova, sė bashku me drejtuesit komunal kanė dhėnė njė konferencė pėr shtyp nė Vushtrri ku kanė folur pėr mundėsitė e bashkėpunimit midis kėtyre dy komunave.

Delegacioni i kryesuar nga nėnkryetari i Kuvendit tė Komunės Mamak z. Talip Altug me bashkėpunėtorė dhe deputeti i Parlamentit tė Ankarasė Nidaver Akbayir si dhe biznesmen dhe ekspert e pėrfaqėsues tjerė tė asaj komune, Gjatė kėtyre tre ditėve pos takimeve qė kanė pasur me drejtues tė pushtetit lokal nė Vushtrri, ata kanė vizituar edhe monumentet e kulturės nė Vushtrri si “Urėn e Gurit”, “Kalanė e qytetit” dhe “Hamamin”, pastaj tyrben e Sulltan Muratit nė Kasriot si dhe kanė vizituar Akademinė e policisė nė Vushtrri, trupat e KFOR-it nė qytetin e Prizrenit dhe vizita tjera.

Nėnkryetari i Kuvendit tė Komunės Mamak Talip Altug si dhe parlamentari i Ankarasė Akbayir kanė deklaruar sot se pėr Kosovėn kanė krijuar njė pasqyrė tė mirė dhe se veēanėrisht janė njohur me shumė nevoja dhe kėrkesa tė Komunės sė Vushtrrisė. Pėrfaqėsuesit e delegacionit turk janė shprehur optimistė pėr realizimin e njė bashkėpunimi nė fushėn e kulturės, arsimit, ndėrtimit, biznesit etj. “Tė gjitha kėto kėrkesa dhe nevoja tė Vushtrrisė do ti prezantojmė nė komunėn e Mamakut dhe tė bashkisė sė Ankarasė dhe do tė shqyrtohet mundėsia e ndihmės dhe bashkėpunimit”, ka thėnė Altug nė fund tė vizitės sė delegacionit turk nė Vushtrri.

Ndėrkaq nga ana tjetėr kryetari i Komunės Muharrem Shabani ka thėnė qė gjatė qėndrimit tė miqve turq nė Vushtrri kėta tė fundit janė njoftuar me potencialet, nevojat dhe mundėsitė e bashkėpunimit tė Komunės sė Vushtrrisė me Komunėn Mamak tė qytetit tė Ankarasė. Shabani nga kjo vizitė pret bashkėpunim nė restaurimin e disa objekteve tė kulturės nė Vushtrri si dhe nė fushėn e ndėrtimit.

Kjo ėshtė vizita e parė e delegacionit turk nga Komuna e Mamakut prej vėllazėrimit tė kėsaj Komune me Komunėn e Vushtrrisė qė ėshtė bėrė me 17 shkurt tė kėtij viti gjatė vizitės sė njė delegacioni tė komunės sė Vushtrrisė nė qytetin e Ankarasė nė Turqi.