Kermabo lavdėron punėn qė ėshtė bėrė nė kthimin e ashkalive

 

            Komandanti i KFOR-it, gjenerali Iv De Kermabo tė mėrkurėn gjatė vizitės nė lagjen e ashkalive nė qytetin e Vushtrrisė ka vlerėsuar lartė angazhimin e tė gjithė faktorėve qė kanė punuar nė kthimin e kėtyre familjeve tė ashkalive, si Komunėn e Vushtrrisė, TMK-nė, SHPK-nė, si dhe organizatat tjera qė kanė qenė tė pėrfshira nė kėtė proces. Gjatė kėsaj vizite, Kermabo i shoqėruar nga kryetari i Komunės Muharrem Shabani dhe nga komandanti i Zonės sė IV tė TMK-sė gjeneral Zymer Halimi, si dhe nga komandanti i Stacionit tė policisė nė Vushtrri, kapiteni Shkėlzen Xhafa, fillimisht ėshtė ndalur nė Qendrėn operative qė TMK-ja ka vendosur nė lagjen e ashkalive, ku ėshtė informuar me aktivitetin qė TMK-ja po bėnė nė sigurimin e familjeve tė ashkalive tė kthyer si dhe nė transportimin e familjeve tė ashkalive tė cilat janė duke u kthyer.

Kermabo tha se vinte nga takimi me Grupin e kontaktit ku u bė vlerėsimi i punėve qė po bėhen rreth standardeve, ku u tha se pėr ēėshtjet e lėvizjes sė lirė dhe pėr kthimin duhet bėrė mė tepėr. Prandaj tha ai, kjo ēka ėshtė bėrė  kėtu ėshtė njė punė e mirė.

TMK-ja nė kėtė detyrė pa dyshim tė re nė kuadėr tė angazhimeve tė saja, ka tė angazhuar 30 pjesėtarė tė ndarė nė tri njėsi tė cilėt janė duke bėrė vazhdimisht sigurimin e lagjes ku janė tė kthyer ashkalitė.

Kryetari i Komunės, Shabani ka vlerėsuar se ky nuk do tė jetė aktiviteti i vetėm nė kuadėr tė krijimit tė kushteve dhe njė mjedisi tė qetė pėr tė gjithė  qytetarėt e Komunės sė Vushtrrisė. “Komuna e Vushtrrisė ėshtė e pėrkushtuar tė ndėrtoj raporte tė mirėbesimit tek tė gjithė qytetarėt qė pranojnė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė dhe qė duan tė jetojnė kėtu” ėshtė shprehur ai. Pėr aktivitetin dhe mbėshtetjen e tė gjithė atyre qė kanė bėrė tė mundur kthimin e ashkalive nėpėr shtėpitė e tyre, nė emėr tė ashkalive tė kthyer ka shprehur falėnderimet Hamit Zymeri familja e tė cilit ėshtė kthyer e para nė lagjen e ashkalive.

Qė nga dita e premte kur edhe janė kthyer familjet e para, deri mė sot nė shtėpitė e tyre nė Vushtrri janė kthyer gjithsejtė 10 familje tė ashkalive me gjithsejtė 36 anėtarė.  Gjatė vizitės sė komandantit tė KFOR-it, Kryqi i Kuq i Kosovės u ka ndarė ndihma familjeve tė ashkalive tė kthyer nė shtėpitė e tyre nė qytetin e Vushtrrisė.