Komandanti
i BSHVL-sė gjenerali Stoltz: Kam besim nė tė ardhmen e kėtij vendi
Komandanti i sapoemėruar nė BSHVL tė KFOR-it, gjenerali Philip Stoltz, tė mėrkurėn ėshtė pritur nga drejtuesit e pushtetit lokal nė Vushtrri, nga tė cilėt ėshtė informuar lidhur me angazhimet dhe problemet me tė cilat pėrballet Komuna e Vushtrrisė. Kryetari i Komunės Muharrem Shabani i cili nė kėtė takim ėshtė shoqėruar edhe me drejtues tė administratės lokale, ka informuar komandantin e BSHVL-sė lidhur me angazhimet e Komunės nė pėrmbushjen e standardeve dhe krijimin e kushteve pėr jetė mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e saj pa dallim etnie, si dhe pėr problemet e gjendjes sė rėndė ekonomike e sė fundi edhe me problemin e madh tė furnizimit me energji elektrike.
Ndėrkaq gjenerali Philip Stoltz, i cili sapo ėshtė emėruar komandant i BSHVL-sė tha se misioni i KFOR-it ėshtė tė siguroj njė mjedis tė sigurt por edhe tė besimit. Ndėrkaq sa i pėrket ēėshtjeve tjera si tė zhvillimit ekonomik, ai tha se KFOR-i do tė punoj nė mbėshtetje tė UNMIK-ut por do tė pėrkrah edhe projektet shumė etnike. Nga ajo qė ka parė tek banorėt e Kosovės, gjenerali Stoltz tha kam besim nė tė ardhmen e kėtij vendi. 09 11 2005