Me pėrkrahje dhe mbėshtetje tė TMK-sė u kthyen pesė familjet e para tė ashkalive nė Vushtrri.

 

 

            Dy kamion tė TMK-sė kanė sjellur njerėzit dhe gjėsendet e pesė familjeve tė  ashkalive tė cilėt tė premtėn po zhvendoseshin nga kampi i improvizuar nė ishmotelin “Vicianum”, nė shtėpitė e tyre tashmė tė rindėrtuara nė qytetin e Vushtrrisė. Pikrishtė kur u bė njė vit nga largimi nga shtėpitė e tyre, dje ėshtė bėrė kthimi i pesė familjeve tė para tė ashkalive nė lagjen e tyre nė qytetin e Vushtrrisė. Pjestarėt e Zonės sė IV tė TMK-sė kanė qenė ata tė cilės sė bashku me tė kthyerit kanė shkarkuar gjėsendet e kėtyr familjeve tė cilėt kanė shprehur vullnetin pėr kthim nė shtėpitė e tyre.

            Hamit Zymeri, kryefamiljar i njėrės prej pesė familjeve tė kthyera ėshtė shprehur i lumtur qė po kthehej nė shtėpinė e tij. Ai ėshtė shprehur se angazhimi i TMK-sė nė kthimin e tyre, qė ėshtė bėrė me kėrkesė tė vet ashkalive ka krijuar siguri mė tė madhe pėr ta. Derisa i ndihmuar nga anėtarėt e familjes sė tij dhe nga pjestarėt TMK-sė  po fuste gjėsendet e familjes nė shtėpinė e tij tashmė tė renovuar nga djegia  nė ngjarjet e dhunshėme tė marsit tė vitit tė kaluar, ai u ka bėrė thirrje tė tė gjithė tė zhvendosurve qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre.

            Pėrveē pesė familjeve me gjithėsjetė 26 anėtarė tė kthyer nė shtėpitė e tyre, nga kampi nė motelin “Vicianum” nuk janė zhvendosur edhe tri familje tjera tė ashkalive. Sipas burimeve tė afėrta me kėtė proces tė kthimit, ata kanė kėmbngulur qė tė mos kthehen derisa tė bėhet ndėrtimi i mureve tė rrethojave tė shtėpive.

Nė lagjen e ashkalive nė qytet ku janė rindėrtuar 59 shtėpi, Zona e IV e TMK-sė ka vendosur njė Qendėr operative dhe njė njėsi tė saj e cila ėshtė duek bėrė sigurimin e kėsaj lagjeje. Sipas nėnkolonel Emin Musės janė 30 pjestarė tė TMK-sė tė ndarė nė tri njėsi qė po bėjnė sigurimin e lagjės sė ashkalive qė nga fillimi i kėtij muaji. Me qėllim tė kryerjes sa mė mirė tė punės qė i ėshtė besuar TMK-sė, kjo qendėr ka lidhjen me Komandėn e Zonės sė IV-tė, me SHPK-nė dhe me Qendrėn emėrgjente. Nė kėtė angazhim tė ri tė TMK-sė rreth kėtij projekti pėr tė cilin ėshtė pajtuar edhe KFOR-i, nėnkolonel Musa thotė se TMK-ja e ka pranuar kėtė detyrė pėr faktin se ėshtė faktori mė i besueshėm pėr tė gjthė qytetarėt dhe se angazhimi i saj nė kėtė detyrė gjithėsesi krijon njė mjedis mė tė sigurtė nė kėtė lagje.

Kthimin e ashkalive nė shtėpitė e tyre, Ekrem Merovci zyrtar pėr integrime nė komunėn e Vushtrrisė e ka quajtur si ngjarje tė madhe pėr Vushtrrinė. Nė fillimin e realizimit tė kėtij projekti, ai ka falenderuar TMK-nė pėr kontributin e madhė qė po jep nė kėtė drejtim. Pėrveē familjeve tė para qė tashmė u kthyen, Merovci thotė se Komuna e Vushtrrisė nė bashkpunim edhe me njė donatorė kanė financuar ndėrtimin e mureve tė rrethojave tė shtėpive tė ashkalive, ku mė pas edhe do tė bėhet kthimi i familjeve tjera tė ashkalive tė cilėt aktualishtė janė duke jetuar nė Kastriot, nė Fushėkosovė, Pejė e vende tjera.