Kermabo dhe Halimi vėnė gurthemelin e ndėrtimit tė mureve tė oborreve tė shtėpive tė ashkalive

 

            Komandanti i trupave tė KFOR-it, gjenerali Iv dė Kermabo tė martėn sė bashku me komandantin e Zonės sė IV tė TMK-sė gjeneral Zymer Halimin kanė marrė pjesė nė solemnitetin me rastin e fillimit tė punėve tė ndėrtimit tė mureve tė oborreve tė shtėpive tė ashkalive nė qytetin e Vushtrrisė.

            Me rastin solemn tė vėnies sė gurthemelit pėr kėto ndėrtime, gjenerali francez nė krye tė misionit tė trupave tė KFOR-it nė Kosovė ka vlerėsuar pozitivistė angazhimin qė po bėhet nė vazhdimėsi nė kthimin dhe integrimin e komunitetit shkali nė Vushtrri. “Ėshtė hera e tretė qė vizitoj kėtė lagje dhe vazhdimisht po shoh pėrparime”, ka thėnė komandanti Kermabo. Me kėtė proces tė kthimit po krijohet njė besim  i cili do tė jetė shumė i vlefshėm pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi dhe se pėr kėtė Komuna e Vushtrrisė ka bėrė njė punė tė mirė, ka thėnė ai. Kermabo ka vlerėsuar lartė sidomos shembullin e mirė tė bashkėpunimit tė shumė faktorėve qė janė tė pėrfshirė nė kėtė kthim tė qėndrueshėm si TMK-nė, SHPK-nė dhe gjithė organizatat tjera duke pėrfshirė edhe organizatėn zvicerane “Heks” e cila ėshtė donator i projektit tė ndėrtimeve tė mureve rrethuese tė oborreve tė shtėpive tė ashkalive. Nė kėtė solemnitet kanė marrė pjesė edhe zėvendėskryetari i KK-sė Shemsi Hajrizi dhe zėvendėskryeshefi i ekzekutivit Ismet Osmani.

            Nė procesin e kthimit nė qytetin e Vushtrrisė janė angazhuar drejtpėrdrejtė edhe Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės, tė cilat kanė vendosur njė kompani dhe janė duke bėrė sigurimin e lagjes sė ashkalive.

            Tafil, Hyseni zyrtar pėr minoritete nė Komunėn e Vushtrrisė ka bėrė tė ditur se deri mė sot nė lagjen e ashkalive janė kthyer 14 familje tė ashkalive me gjithsejtė 48 anėtarė, ndėrkaq qė brenda dhjetė ditėve pritet kthimi edhe i 15 familjeve tjera me 59 anėtarė. Me rastin e fillimit tė punėve ka marrė pjesė edhe Hamide Latifi pėrfaqėsuese e organizatė Gratė pėr Gratė-Internacional e cila ėshtė implementuese e kėtij projekti. Kryerjen e punėve nė ndėrtimin e mureve tė oborreve tė 14 shtėpive tė ashkalive e bėnė kompania MAK-Building nga Vushtrria.