Pėrmbyllet kthimi i ashkalive nė shtėpitė e tyre nė Vushtrri

 

 

            Tė larguar pėr shkak tė ngjarjeve tė marsit, tė mėrkurėn nė shtėpitė e tyre tashmė tė rindėrtuara nė qytetin e Vushtrrisė janė kthyer nėntė familje tė ashkalive. Kthimin e familjeve tė ashkalive nė shtėpitė e tyre e kanė pėrshėndetur drejtuesit e Komunės sė Vushtrrisė, Komandanti i BSHVL-sė tė KFOR-it gjenerali Philip Traqui, zėvendėskomandanti i Zonės sė IV tė TMK-sė nėnkolonel Jakup Nura si dhe drejtues tė policisė nė Vushtrri, tė cilėt kanė marrė pjesė nė ceremoninė e dorėzimit tė ēelėsave  tė shtėpive.

Me rastin e kthimit tė kėtyre familjeve, kryetari i Komunės Muharrem Shabani ka thėnė qė institucionet komunale nė bashkėpunim me ato qendrore do tė krijojnė kushte qė nė shtėpitė e tyre tė kthehen tė gjitha ata qė janė zhvendosur nga kjo komunė.  

 “Roli ynė ėshtė qė ta mbėshtesim kthimin e tė gjithė tė zhvendosurve nė vatrat e tyre, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike tė cilės i takojnė”, ka thėnė komandanti i BSHVL-sė tė KFOR-it gjenerali Philip Traqui me rastin e kthimit tė nėntė familjeve tė ashkalive nė Vushtrri.

            Pėr kthimin e ashkalive nė emėr tė familjeve qė u kthyen sot, Shyqyri Quni ka falėnderuar tė gjithė ata qė mundėsuan kthimin nė shtėpitė e tyre. Sipas zyrtarit pėr komunitete Tafil Hyseni, tė mėrkurėn janė kthyer gjithsejtė nėntė familje me 47 anėtarė. Kėto familje deri mė tani kanė jetuar nė qytetin e Fushė-Kosovės, Kastriotit nga kampi i Plemetinit, nga qyteti i Prishtinės dhe Pejės.

            Me kthimin e sotėm tė familjeve tė ashkalive, pėrveē tri familjeve pėr tė cilat vet shkalitė thonė se do kthehn shpejtė, ėshtė pėrmbyllur edhe ēėshtja e kthimit tė ashkalive nė shtėpitė e tyre nė qytetin e Vushtrrisė, tė cilėt ishin larguar qė nga ngjarjet e marsit tė vitit tė kaluar.