
Shabani dhe Gallucci takojnė serbėt e Gojbulės
Gerard Galluci pėrfaqėsuesi regjional i UNMIK-ut i shoqėruar nga kryetari i KK-sė Muharrem Shabani dhe nga Kryeshefi i ekzekutivit Muharrem Parduzi tė hėnėn kanė zhvilluar njė takim me pėrfaqėsues dhe banorė tė fshatit Gojbulė tė Vushtrrisė, fshat ky i cili ėshtė i banuar me serbė. Nė kėtė takim kanė marrė pjesė Ekipi i OSBE-sė pėr te drejtat e njeriut nė Vushtrri si dhe drejtues tė policisė kolonel Ergin Mediq zėvendėskomandant regjional i SHPK-sė, dhe kapiten Abdylaziz Hoxha ushtrues detyre i komandantit tė stacionit tė policisė nė Vushtrri. Kryetari i Komunės Muharrem Shabani pėr kėtė takim tha se ishte njė vizitė e pėrbashkėt nė fshatin Gojbulė me pėrfaqėsuesit e komunės dhe tė UNMIK-ut, tė shikojmė hallet dhe problemet e qytetarėve. Pėrsėris se si kryetar i Kuvendit Komunal jam i gatshėm tu ofroj trajtim dhe shėrbime plotėsisht tė barabarta tė gjithė qytetarėve tė komunės sonė pa dallim etnie, ka thėnė ai, duke shtuar se natyrisht tė gjithė atyre tė cilėt i njohin institucionet komunale, ligjet e Kosovės, ligjet e UNMIK-ut dhe dėshirojnė tė koordinojnė qė tė mos kemi institucione paralele dhe qė tė gjitha tė drejtat qytetare ti realizojnė nėpėrmes institucioneve nė mėnyrė legale. Pėr kėtė qėllim Shabani ėshtė shprehur pėr mbėshtetjen dhe bashkėpunimin e mirė qė Komuna e Vushtrrisė ka edhe me Galluccin pėr tė cilin tha se ka mbėshtetje konkrete pėr shumė ēėshtje.
Lidhur me kėtė takim Galluci tha se serbėt shprehėn shqetėsimet e tyre praktike qė kanė tė bėjnė me sigurinė. Kreu i UNMIK-ut pėr regjionin e Mitrovicės ka thėnė se fshatarėt shprehen qėndrimin se do tė qėndrojnė nė kėto treva, kurse nga ana ime u premtova se UNMIK-u do tė bėjė ēka ėshtė e mundur qė tu ndihmohet. Njerėzit e shprehėn pėrcaktimin e tyre qė tė jenė pjesė e njė komuniteti mė tė madh, njė bashkėsie mė tė madhe, ka thėnė Gallucci. Kryetari i kėshillit tė fshatit Gojbulė, Bratisllav Kostiq ėshtė shprehur se me drejtuesit e komunės dhe ata tė UNMIK-ut ka qenė njė bashkėbisedim i mirė me tė cilėt ėshtė biseduar rreth bashkėjetesės nė mes shqiptarėve dhe serbėve si dhe pėr problemet e serbėve.