Poezia Lulet e Bardha e poetes Fatime Ahmeti ėshtė vlerėsuar si poezia mė e mirė e manifestimit Takimet e poeteshave shqiptare Vushtrria 2005, manifestim ky qė pėr dy ditė rresht ėshtė mbajtur nė qytetin e Vushtrrisė. Ēmimin i dytė i ka takuar poezisė Ndoshta e poetes Dritė Maxhuni, ndėrkaq ēmimi i tretė i ėshtė ndarė dy poeteve, poetes Sherife Berisha Thaqi me poezinė Kėnga e zogjve dhe poetes Remzije Zekolli me poezinė Ti dhe ulliri i Skėnderbuet. Ēmimin e debutantės i ėshtė ndarė poetes Alketė Spahiu me poezinė Mozaik Perendish.
Vlerėsimin e poezive tė kėtij manifestimi tė organizuar nga Komuna e Vushtrrisė nė bashkėpunim me Ministrinė e Kulturės dhe Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės, e ka bėrė juria nė pėrbėrje Kadrush Radogoshi dhe Zana Piraj nga Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės, si dhe Nexhmi Maxhuni profesor i gjuhės dhe letėrsisė nė Gjimnazin Eqrem Qabej.
Nė kumtesėn e tij, profesor Rifat Ismajli figurėn e femrės e ka ndarė nė figurė tė saj jetėsore qė bėnė pjesė nė histori dhe atė shpirtėrore qė bėnė pjesė nė poezi. Femra jonė sot, me vepra tė dėshmuara, qoftė historike apo poetike, e ka afirmuar dhe ndriēuar qenien e saj tha profesor Ismajli. Lidhur me vlerat e poezive pjesėmarrėse tė kėtij takimi kėtė vit, Radogoshi tha se pėrveē kuantitetit janė edhe nė cilėsi mė tė mirė se vitin e kaluar.
Ndėrkaq poeti Kadrush Radogoshi qė nė kėtė manifestim ishte nė cilėsinė e kryetarit tė jurisė, nė debatin e ngritur lidhur me ndikimin e historiografisė nė krijimtarinė poetike tė poetėve, ka thėnė qė poezia ka njė mision qė ta caktojė figurėn e saktė nė histori.
Pėr kėtė segment dhe ēėshtje tjera qė kanė tė bėjnė me poezinė dhe manifestimin Takimet e poeteshave shqiptare i cili qė nga viti 1979 mbahet nė qytetin e Vushtrrisė kanė diskutuar edhe pjesėmarrės tjerė, njerėz qė duan fjalėn e shkruar.