Komandanti i KFOR-it qėndron pėr vizitė nė Vushtrri

 

               Komandanti i KFOR-it gjenerali Gjyzepe Valoto, tė premten me 25 nėntor ka qėndruar pėr vizitė nė Komunėn e Vushtrrisė ku ka takuar drejtuesit e Komunės sė Vushtrrisė. “Jemi duke jetuar nė njė moment shumė tė rėndėsishėm qė ka tė bėjė me bisedimet pėr statusin final, jam kėtu pėr tė njohur realitetin lokal nė prag tė bisedimeve”, ka thėnė Valoto gjatė qėndrimit nė institucionet lokale.

               Komuna e Vushtrrisė ėshtė duke ecur drejtė pėrmbushjes sė standardeve, tha ai duke shtuar se shumė rezultate tashmė i ka arritur dhe se tani ėshtė momenti qė tė konsolidohen ato. Gjatė vizitės sė parė nė Vushtrri, Komandanti i KFOR-it ka ēmuar numrin e madh tė tė rinjve qė ka ky qytet. “Ka shumė tė rinjtė nė Vushtrri, tė rinjtė janė burimi mė i rėndėsishėm pėr tė ardhmen. Mendoj se Kosova ėshtė njė vend me aq shumė fat pasi qė ka shumė tė rinj”, ka vlerėsuar gjenerali Valoto. Rreth situatės sė sigurisė nė Kosovė, Valoto tha se situata ėshtė shumė e kėnaqshme, KFOR-i ėshtė duke pritur mbėshtetje mė tė madhe edhe nga popullata lokale. “Ėshtė momenti tė jemi tė bashkuar dhe tė dėrgojmė mesazhe tė qarta dhe pozitive jashtė Kosovės, ngase njė imazh i mirė pėr Kosovėn do tė ketė reflektime pozitive nė investime tė huaja dhe rritje ekonomike”, ka thėnė Valoto.

               Ndėrkaq nė enėn tjetėr kryetari i Komunės Muharrem Shabani ka njoftuar gjeneralin Valoto lidhur me angazhimet e pėrgjithshme tė Komunės si nė aspektin e zhvillimit ashtu edhe nė procesin politik nėpėr tė cilin po kalon Kosova. Shabani e njoftoj komandantin e KFOR-it edhe pėr bashkėpunimin e mirė qė ka Komuna e Vushtrrisė me forcat e KFOR-it. Ēėshtjen e zhvillimit ekonomik, Shabani e ka quajtur ēėshtje mjaftė tė rėndėsishėm pėr tė ardhmen e vendit. Zhvillimi ekonomik lokal do tė ndikoi edhe nė integrim dhe zhvillim nė pėrgjithėsi, ka thėnė kreu i Komunės.

               Pas takimit me drejtuesit e Komunės, Valoto i ėshtė drejtuar edhe kėshilltarėve tė Kuvendit Komunal. Nė fjalėn para kėshilltarėve tė Kuvendit, pėrfaqėsuesve ti institucioneve ndėrkombėtare dhe shoqėrisė civile nė Vushtrri, Valoto e ka quajtur mjaftė tė rėndėsishėm momentin nėpėr tė cilin po kalon Kosova. Kosova po hynė nė njė moment tė veēantė ndoshta historik”, ka thėnė Valoto. Nė kėtė takim nė emėr tė shoqėrisė civile ka folur Gėzim Jashari, Shyqyri Quni nė emėr tė komunitetit shkali, Arif Kera nė emėr tė komunitetit turk si dhe Remzije Zekolli nė emėr tė Zyrės pėr barazi gjinore tė Komunės sė Vushtrrisė.