K  U  M  T  E  S  Ė

Nga mbledhja e jashtėzakonshme e Komitetit pėr Politikė dhe Financa mbajtur mė 02.02.2005.

           

Kuvendi i Komunės nė Vushtrri nė séancėn e mbajtur mė 20.05.2004 me rastin e shqyrtimit tė pėrgjegjėsisė, pėr shkak tė shkeljeve tė detyrave tė punės, dėshtimeve dhe mospėmbushjes sė detyrave sipas dispozitave tė neneve 30.8 dhe 31.4 tė Rregullorės nr.2000/45 mbi Vetėqeverisjen e Komunave tė Kosovės dhe neneve 180 e 202 tė Statutit tė Komunės, ka marr Vendim pėr shkarkim tė:

 

  1. z. Esret Uka, nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv,
  2. z. Veli Karaqa, nga posti i drejtorit tė Drejtorisė pėr Shėrbime Publike,
  3. z. Besim Jashari, nga posti i drejtorit tė Drejtorisė pėr shėndetėsi dhe mirėqenje sociale,
  4. z. Bajram Xhafa, nga posti i drejtorit tė Drejtorisė pėr Gjeodezi, Kadastėr dhe marėdhėnje pronėsore-juridike,
  5. z. Hysen Sfarqa, nga posti i drejtorit tė Drejtorisė pėr Bujqėsi dhe Resurse Natyrore.

 

Pėr shkak tė arsyerave qė do tė  ceken nė vijim:

 

z. Esret Uka - Kryeshef Ekzekutiv,

 

·        Menaxhim i dobėt dhe i kundėrligjshėm i Buxhetit tė Komunės,

·        Alokimi dhe zotimi i mjeteve financiare tė parapara me buxhetin e komunės pėr tė cilat nuk janė informuar fare Kuvendi i Komunės dhe Komiteti pėr Politikė dhe Financa,

·        Mosimplementimi i rekomandimeve tė auditorit tė jashtėm “Deloite Touch” dhe tė Revizorit Financiar tė MEF tė Kosovės,

·        Transferimi i kundėrligjshėm i llogarisė zyrtare bankare tė komunės prej njė banke nė bankėn tjetėr mė dt.21.11.2003, duke shkelur rregullat dhe procedurat qė rregullojnė transferin e llogarisė bankare – duke kėrkuar linjė kreditore nė shumėn prej 150.000.00 € pėr firmėn e tijė private, pėr ēka Revizori financiar i MEF-it tė Kosovės ka kėrkuar ndėrmarrjen e masave sipas Ligjit pėr menagjimin financiar tė Kosovės,

·        Mosparaqitja e konfliktit tė interesit me rastin e lidhjes sė kontratės-lidhja e kontratės dhe aneks kontratės me dajėn e tij me rastin e renovimit tė QMSH “Lutfi Musiqi” nė Vushtrri,

·        Ndarja e kundėrligjshme e mjeteve financiare nė lartėsi prej 300.000,00 € pėr ndėrtimin e kanalizimit nė fshatin Rrafshmir (ish Dobėrllukė),- vendbanimin e tijė, pa e shqyrtuar dhe vendosur asnjė organ,

·        Ndarja e kundėrligjshme e bursave tė studentėve tė Komunės sė Vushtrrisė, pa vendosur organet kompetente tė KK-ės

·        Punėsimi nė shėrbimin civil tė komunės nė baza familjare dhe shoqėrore,

·        Injorimi i kėrkesave dhe vendimeve tė Kuvendit tė Komunės dhe kėrkesave e urdhėresave tė kuvendit,

·        Menaxhimi I kundėrligjshėm i pronės komunale

·        Heqja dhe asgjsimi i shkresave zyrtare nga tabela e shpalljeve zyrtare tė komunės, (mė dt.07.01.2005), Mosparaqitja e raportit tė punės sė Bordit tė drejtorėve pėr vitin 2003,

 

z. Veli Karaqa – drejtor i Drejtorisė pėr Shėrbime Publike.

 

·        Menagjim i dobėt i lamive tė shėrbimeve publike nė komunė,

·        Nėnshkrimi i kontratave pėr kryrje tė punėve pa u zbatuar procedurat e prokurimit,

·        Mosmarrja e masave pėr parandalimin e kyqjes sė qytetarėve nė rrjetin e ujėsjellsit, kanalizimit, me ēka ka ardhė deri te damtimi i tyre,

·        Pjesėmarrja nė komisionin vlerėsues me rastin e tenderit pėr rregullimin e rrugės “Lidhja e Lezhės” me tė cilin ėshtė tentuar qė punėt t’i ipen tenderuesit me ofertė mė tė shtrejtė, mbi 50.000,00 €, pėr tė cilėn gjė ky tender ėshtė anuluar me kėrkesė tė organeve mė tė larta,

·        Dėshtimi i realizimit tė projektit tė gjelbrimit tė qytetit pėr tė cilin janė ndarė mjete nga buxheti i komunės,

·        Mosangazhimi i duhur pėr caktimin e lokacioneve pėr treg tė bagėtive,treg tė gjelbėrt dhe tregut pėr lendė tjera,

·        Moszbatimi  i detyrave nga plani strategjik pėr zhvillimin e komunės,

·        Heqja dhe asgjasimi i shkresave zyrtare nga tebela zyrtare e komunės, mė dt. 07.01.2005,

·        Si rezultat i dėshtimeve tė cekura si mė lartė nuk ėshtė miratuar raporti I punės sė Drejtorisė pėr shėrbime publike pėr vitin 2003.

 

z. Besim Jashari, drejtor I Drejtorisė pėr shėndetėsi dhe mirėqenje sociale.

 

·        Menagjim shum i dobėt i shėndetėsisė nė komunė, qė pėr pasojė ka patur shėrbime tė dobėta dhe jocilėsore shėndetėsore,

·        Insistimi qė mjetet e donancionit pėr rregullimin e objektit tė spitalit “Sheik Zayed” nė Vushtrri, tė dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tė barten nė llogari private, tė propozuara nė memorandum,

·        Mosmenagjimi I drejtė me resurse njerėzore, pėrkatėsisht personelin mjekėsor tė punėsuar dhe mosfunksionimi nė nivel tė dėshiruar I punkteve dhe QMF-re nėpėr fshatra,

·        Mosmenagjimi I mirėfillt I institucioneve shėndetėsore tė komunės, si dhe moslėshuarja e kontratave tė punės pėr punėtorėt nė QKMF-re nė Vushtrri,

·        Mosorganizimi dhe mosangazhimi I duhur I  resurseve njerėzore nėpėr objektet shėndetėsore tė Komunės sė Vushtrrisė,

·        Mospėrmbushja dhe moszbatimi I planeve dhe detyrave tė cilat dalin nga plani strategjik I zhvillimit tė Komunės sė Vushtrrisė,

·        Mosnjohuria e Drejtorit tė Drejtorisė pėr shėndetėsi dhe pėrkujdesje sociale, pėr funksionimin e ordinancave shėndetėsore private dhe barnatoreve private nė Komunėn e Vushtrrisė,

·        Mosinkasimi I tė hyrave sipas numrit tė vizitave tė paraqitura nė raportin e punės,

·        Si rezultat I dėshtimeve tė cekura si mė lartė nuk ėshtė miratuar raporti I punės sė Drejtorisė pėr shėndetėsi dhe pėrkujdesja sociale  pėr vitin 2003,

 

z. Bajram Xhafa, drejtor I Drejtorisė pėr Gjeodezi, kadastėr dhe marėdhėnje pronėsore-juridike.

 

·        Menagjim shumė I dobėt nė lemin e gjeodezisė, kadastrit dhe marėdhėnjeve pronėsore-juridike qė pėr pasojė ka patur shėrbime tė dobėta dhe jocilėsore nė komunė,

·        Shkelja e dispozitave tė Rregullores sė komunės mbi tarifat dhe ngarkesat komunale si dhe lėshuaraja nga ana e kėsaj drejtorie e vendimeve tė kundėrligjshme me tė cilat ėshtė dėmtuar buxheti I komunės nė shumė rrethė 146.000,00 € pėr ēka ėshtė bėrė kallxim penal kundėr tij,

·        Moszbatimi I vendimeve tė plotėfuqishme tė organeve tė administrates dhe gjykatės,

·        Dhėnja e lejeve pėr objete tė pėrkohshme pa vendim tė organeve kompetente,

·        Mosndarmarrja e masave ndaj uzurpimeve tė shumta tė pronės sė komunsė si nė qytet njashtu edhe nė zonat rurale,

·        Pėrdorimi I aparateve dhe mjeteve tjera teknike zyrtare tė punės pėr qėllime private gjatė orarit tė punės,

·        Moszbatimi I rekomandimeve tė revizorit komunal dhe revizorit tė MEF-it tė Kosovės lidhur me lėshimet e konstatuara nė raportet e tyre,

·        Si rezultat I dėshtimeve tė cekurae si mė lartė nuk ėshtė miratuar raporti I punės sė Drejtorisė pėr Gjeodezi, kadastėr dhe marėdhėnje pronėsore-juridike pėr vitin 2003.

 

z. Hysen Sfarqa, drejtor i Drejtorisė pėr Bujqėsi dhe Resurse natyrore.

 

·        Menagjim shum I dobėt nė lėmin e bujqėsisė dhe resurseve natyrore qė pėr pasojė ka patur shėrbime tė dobėta dhe jocilėsore nė komunė,

·        Mospėrmbushja dhe moszbatimi I planeve dhe detyrave qė dalin nga plani strategjik i zhvillimit tė komunės pėr periudhėn 2003-2006,

·        Mosnjohja nga ana e drejtorit tė kėsaj drejtorie se ekziston plani strategjik i zhvillimit tė komunės pėr periudhėn 2003-2006, e qė pėr pasojė ka patur moszbatimin e tijė,

·        Mosndėrmarrja e masave stimuluese dhe lehtėsuese pėr bujqit qė do tė ndikonte drejtpėrsėdrejti nė zhvillimin e bujqėsisė nė Komunėn e Vushtrrisė,

·        Mostransparenca nė ndarjen e ndihmave dhe mosinformimi i organeve kompetente pėr mėnyrėn e ndarjes sė ndihmave pėr zhvillimin e bujqėsisė sikurse jaanė ndihmat nė fondin e shtazėve,shpezėve,serave,paisjeve bujqėsore, farėrave etj, pėr tė cilėn gjė kishte vėrejtje tė shumta tė qytetarėve,

·        Si rezultat I dėshtimeve tė cekura si mė lartė nuk ėshtė miratuar raporti I punės sė Drejtorisė pėr bujqėsi dhe resurse natyrore pėr vitin 2003.

 

 

Kuvendi i Komunės dhe institucionet komunale janė fuqimisht tė pėrcaktuara pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike tė mirėfillta profesionale efektive tė pėrgjegjėshme tė paanshme transparente dhe nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė Komunės. Nė kėtė drejtim Bordi i drejtorėve ėshtė dhe duhet tė jetė nė funkcion tė kryerjes profesionale tė detyrave dhe I pandikuar nga politika.

Duke u bazuar nė kėto parime, nė vitin 2004 e sidomos nė 6 mujorin e dytė, pas ndrrimeve nė Bordin e drejtorėve si asnjėherė mė pare janė arritur rezultate nė komunėn e Vushtrrisė ( ndėrtimin e infrastructures, rrugėve, trotuareve, rrjetit tė kanalizimit etj.) si nė qytet poashtu edhe nė fshatrat e komunės sė Vushtrrisė.

Vendimi i Kuvendit pėr shkarkim tė tė pėrmendurėve nuk ėshtė edhe nuk ka pėrmbajtje politike por ėshtė i bazuar me forcėn e argumenteve nė Ligje, Rregullore dhe Statut tė Komunės.

Aktgjykimi i Gjykatės Komunale pėr kthim nė vendet e punės tė shkarkuarėve, ėshtė zbatuar pa asnjė problem me datėn 06.01.2005.

Mirėpo, me datėn 14.01.2005, Kuvendi i Komunės pas zbatimit tė tė gjitha procedurave tė parapara Ligjore ka shqyrtuar sėrish pėrgjegjėsin e tė shkarkuarėve dhe pas debatimit tė gjithėanshėm nė tė cilėn kan marrė pjesė tė shkarkuarit, nė mėnyrė demokratike dhe me votėn e lire tė shumicės sė delegateėve ka marrė vendim pėr shkarkim tė tė njejtėve. Ky Vendim nuk ėshtė marrė vetėm nga Kryetari i Kuvendit Komunal por me shumicėn e votive tė anėtarėve tė Kuvendit i cili ėshtė i vetmi organ competent pėr shkarkim tė anėtarėve tė Bordit tė Drejtorėve.

 

 

Nė kėtė séancė (14.01.2005), gjatė gjithė séancėn ishin present pėrfaqėsues tė UNMIK-ut, tė OSBE-ės dhe monitories nga Ministria e Pushtetit Lokal tė Kosovės tė cilėt nuk paten asnjė vrejtje nė punėn e séances sė Kuvendit, pasi qė e tėrė procedura ishte zbatuar sipas rregulloreve nė fuqi.

Kuvendi i Komunės nė Vushtrri dhe institucionet komunale janė shembull tipik ingritjes sė tyre mbi interesat e ngushta grupore apo planore e partiake dhe nė shėrbim profesional e tė mirėfillt pėr tė gjithė qytetarėt e komunės pa dallim tė pėrkatėsisė etnike, gjinore, politike etj. duke iu mundėsuar qė nė mėnyrė tė lire tė shprehin mendimete e tyre dhe votėn e tyre.

Tendencat e njė pjese tė Kryesisė sė degės sė LDK-ės nė Vushtrri janė antidemokratike dhe tė kundėrligjshme sepse masat e ndėrmarura nga Kuvendi Komunal pėr shkarkim tė tė lartėpėrmendurėve kan prekur interesat e individėve apo grupeve tė caktuara. Qėndrimi qė tė iu dilet nė mbrojtje personave tė cilėt kan dėshtuar nė punėn e tyre, kan abuzuar ligjet dhe shkelur rregulloret dhe Statutin e Komunės, kan pėr qėllim krijimin e konfuzionit tek qytetarėt dhe tensionimin e situates sė pėrgjithshme nė Komunė. Me kėtė rast ata dėmtojn edhe vetė autoritetin e subjektit politik tė cilit I pėrkasin.

Kuvendi I Komunės dhe organet e tij mirėpresin ēdo propozim, vėrejtje, kritikė dhe sugjerim prej ēdo kujtė por i cili ėshtė nė interes tė funkcionimit tė mirėfillt tė organeve komunale dhe progresit tė pėrgjithshėm nė Komunė, ndėrsa, do tė jenė ēdo here kundėr tendencave destructive, qėllimkqija e pėr interesa grupore apo klanore siq ėshtė vepruar nė kumtesėn nė fjalė.

Tė shkarkuarit kan tentuar disaherė pas shkarkimit tė tyre nga ana e Kuvendit Komunal qė me dhunė tė i mbajn vendet-zyret e tyre tė punės siqė ėshtė rasti me z. Esret Uka i cili ka bėrė shpėrdorimin e pasurisė sė tundshme komunale – mbajtja dhe keqpėrdorimi i vulės zyrtare tė Kryeshefit ekzekutiv dhe prezentimi i rrejshėm i tijė si Kryeshef ekzekutiv, si dhe nėnshkrimi i disa shkresave zyrtare pas dates 14.01.2005 pėr ēka nga organi competent ndaj tijė ėshtė ushtruar kallxim penal, dhe ka marrė vendim pėr anulimin e tė gjitha atyre shkresave dhe akteve.

Tendenca dhe kėrkesa pėr ndėrhyrje tė institucioneve qendrore tė Kosovės nė Pushtetin local tė Vushtrrisė ėshtė plotėsisht e pabazuar, jo e drejtė dhe jo ligjore. Fundja, kėto organe nuk janė ndėrtuar pėr interesa tė ngushta grupore, klanore apo partiake por janė tė njejta tė barabarta dhe iu shėrbejn tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim.

Pėrkundėr kėtyre dezinformimeve qėllimkqija dhe obstrukcioneve e pengesave nga njė pjesė e Kryesisė sė LDK-ės nė Vushtrri, institucionet Komunale do tė angazhohen fuqimisht nė pėrmbushjen e tė gjitha obligimeve dhe pėrgjegjėsive Ligjore nė veqanti tė atyre lidhur me pėrmbushjen e standardeve pėr Kosovėn, nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė komunės dhe  Kosovės.

Rrugėtimi i popullit tė Kosovės gjatė historisė pėr njė shtet tė lire demokratik dhe tė pavarur, me sakrifica tė shumta njerėzore dhe materiale pėr njė prespektivė mė tė mire pėr tė gjithė, nuk i jep drejtė askujt qė ato sakrifica tė i pėrvetsojė pėr interesa tė ngushta grupure apo klanore.

 

 

Zyra pėr Informim