Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi sė bashku me drejtuesin e Qendrės operacionale tė AER-it nė Kosovė bėn pėrurimin e hapjes zyrtare tė Fabrikės pėr pėrpunimin e patatės nė fshatin Pestovė tė Vushtrrisė

 

E pėrkrahur nga Agjensioni Evropian pėr Rindėrtim (AER), Kompania �Pestova� mė 22.09.2004 ka bėrė hapjen zyrtare tė Fabrikės pėr pėrpunimin e patatės nė fshatin Pestovė tė Vushtrrisė. Pėrurimin solemn tė kėsaj fabrike private e kanė bėrė kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi sė bashku me drejtuesin e Qendrės operacionale tė AER-it nė Kosovė, Thiery Bernard Guele.

Duke folur pėr pėrkushtimin e Qeverisė sė Kosovės pėr mbėshtetjen e bujqėsisė, kryeministri Rexhepi tha se potencialet dhe orientimi strategjik i Kosovės nė zhvillimet e ardhshėme do tė jen energjetika, bujqėsia, mineralet dhe teknelogjia informative, mirėpo shanca mė e madhe pėr kosovarėt janė invetimet nė bujqėsi, dhe ato jo vetėm nė prodhime bujqėsore por edhe nė pėrpunimin e tyre.

Ėshtė paradoksale, tha kryeministri kur Kosova ka potenciale qė me prodhime tė patatės ta furnizojė gjysmėn e Ballkanit, edhe mė tutje tė importojė prodhime ēipsave dhe pomfrytit. Duke pėrgėzuar pronarėt pėr njė orientim tė tillė tė biznesit tė tyre, kryeminstri Rexhepi ka shprehur optimizmin e tij qė Oda Ekonomike dhe Aleanca e biznesit do ti favorizojnė kėto iniciativė nė mėnyrė qė ti pėrdorim prodhimet tona.

Kryemistri me kėtė rast ka falenderuar edhe AER-in tė cilėt gjithnjė po japin pėrkrahje dhe ka vlersuar lart premtimin sot tė e z. Bernad Guele se do tė ndihmojė nė themelimin e fondit pėr zhvillim rural nė Kosovė.

Duke folur pėr politikėn fiskale, Rexhepi ka vlersuar se Qeveria ka pas disa suksese si lirimin nga tarifat doganore nė mekanizėm dhe repromaterial, mirėpo orientimet e Qeverisė janė qė tė ulet TVSH-ja sidomos pėr produktet bujqėsore. �Nuk do tė premtoj se pėr momentin do tė kemi subvencione, por jemi tė pėrkushtuar qė ti ndihmojmė prodhuesit tone�, tha kryeministri me rastin e ceremoniesė sė pėrurimit tė Fabrikės pėr pėrpunimin e patatės nė Pestovė tė Vushtrrisė. Krejtė nė fund tė fjalės sė tij kryeministri Rexhepi u ka bėrė apel tregtarėve qė nė dyqanet e tyre tė ken mė tepėr prodhimet vendore.

      Drejtuesi i qendėrs operative tė AER nė Kosovė, Tierry Bernard Guele, tha se qė nga viti 1999 AER-it pėrmes ABU bankės ėshtė duke pėrkrahur bujqėsinė nė Kosovė. Duke folur pėr pėrkrahjen e dhėnė kompanisė Pestova, ai tha se shpirti i kėtij investimi ka qenė vet pronari. �Nėse doni qė tė keni pėrkrahje fillimisht ndihmoni vetvetėn�, u ka dhėnė mesazhin farmerėve z. Guele.

      Edhe nga ky solemnitet i pėrurimit tė kėsaj fabrike, Menders Ibra, sekretar i pėrhershėm nė MBPZHR-ė ka kėrkuar nga donatorėt ndėrkombėtar qė ta mbėshtesin mė shumė bujqėsinė. Ai tha se Ministria e Bujqėsisė ėshtė e vendosur nė pėrmirsimin e politikave fiskale, qė do ta mbėshtesinė bujqėsinė.

      Nė splemnitetin e pėrurimit tė kėsaj fabrike kanė folur edhe Drejtuesi i ekipit tė ABU-sė, Johan Shearing si dhe pronari dhe themeluesi i Fabrikės z. Bedri Kasumi i cili ka falenderuar tė gjithė mekanizmat dhe institucionet qė e kanė mbėshtetur nė hapjen e fabrikės.

      Nė kėtė fabrikė bėhet pėrpunimi i patatės nė ēips, pomfryt dhe patate tė qeruar, ndėrkaq qė lėnda e parė-patatja ėshtė e siguruar tėrishtė nga arat e Vushtrrisė.

      Fabrika e pėrpunimit tė patatės e kompanisė Pestova ėshtė ndėrtuar para njė viti, por pėr shkak tė ēmimit tė lartė tė patatės nė treg qė ishte vitin e kaluar, pėrpunimi i patatės nuk ka filluar punėn deri mė tani.